Të fundit

Komuna e Preshevës apelon tek qytetarët e saj për kujdes

Apeli nga komuna e Preshevës

“Kujdes, do të mbani përgjegjësinë vet

Edhepse pas çdo mbledhje të shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme kemi nxjerrë konkluzione dhe vendime për të rrespektuar masat si distancën sociale, përdorimi i maskave, mbajtja e higjijenës si pastrimi i duarve, prap vazhdon grumbullimi i qytetarëve.

Këtu me theks të veçantë janë gastronomia, pra kafiteritë, restorantet dhe sidomos për shqetësim janë isntitucionet shtetrore si banka, posta dhe policia.

Apelojmë edhe njëherë tek të gjithë, mbani përgjegjësi për shëndetin publik të qytetarëve tanë. Ju lutemi rrespektoni masat në përpikmëri siç ju kemi kërkuar dhe për të cilën kemi vendosur me shtabin komunal për S.J.

Bëjmë ftesë direkte sidomos policisë lokale që të punoj me termine, banka Komerciale dhe Posta ti përmbahen masave.

Siç e shihni në foto tash e sa muaj nuk janë duke iu përmbajtur si njëri si tjetra këtyre masave.

Kërkojmë bashkëpunim dhe kërkojmë përgjegjësi për shëndetin publik ndaj qytetit tonë.”