Komuna e Bujanocit organizon aktivitete “Ditët e diasporës” (agjenda)
Komuna e Bujanocit ka publikuar agjendën e akrtiviteve për të shënuar ditët e diasporës.
Ky është njoftimi i plotë i komunës i publikuar në Facebook:
“MIRËSEVINI BASHKATDHETARË” Për nderë të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë në vendlindje, nën patronatin e kryetarit të komunës së Bujanocit, organizohen “Ditët e Diasporës” prej 31 korrik deri më 2 gusht 2021.”Ditët e Diasporës” do t’i hapin kampionët e Ligës së Pçinjës në futboll KF Tërnoci me një ndeshje me talentët nga diaspora, që do të zhvillohet më 31 korrik (e shtunë) prej orës 17:00 në stadiumin e KF Tërnocit. Më 1 gusht, prej orës 08:00 do të organizohet TOUR DE LUGINA me relacion Bujanoc – Preshevë – Bujanoc, ku nisja do të bëhet prej godinës së komunës së Bujanocit. Prej orës 10:00 deri 13:00 të datës 1 gusht, dera e kryetarit të komunës do të jetë e hapur për vizitë të qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë. Në të njejtën ditë, prej orës 18:30 do të hapet ekspozita nga artistët e talentuar nga komuna e Bujanocit. Ekspozita do të mbahet në shesh. Në shesh, gjithashtu, prej orës 20:00 zhvillohet mbrëmje muzikore me këngëtaren Diana Toska. Të hënën, më 2 gusht, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës organizohet takim pune me shoqatat që veprojnë në diasporë.