Komisioni rekomandon hapjen e kufijve më 1 qershor Qeverisë maqedonase
Maqedonia t’i hapë kufijtë e saj më 1 qershor. Këtë ia ka rekomanduar Komisioni për sëmundje infektive qeverisë. Propozimi fillestar ishte që kufijtë e Maqedonisë të hapen më 15 qershor, por pas vendimeve të fqinjëve tanë, Komisioni ndryshoi mendim dhe ndryshoi rekomandimin. Edhe pse data është e njohur, Komisioni nuk ka miratuar protokoll përfundimtar se si dhe në çfarë mënyre qytetarët do të largohen ose do të hyjnë në vend.