Lajme

Kurti shërben me bakllavë punonjësit e Qeverisë

Në ditën e tretë të Fitër Bajramit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka shërbyer bakllavë zyrtarëve që punojnë në ndërtesën e Qeverisë.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili ka shpërndarë disa fotografi ku shihet Kurti duke shërbyer bakllavë, transmeton Telegrafi.

“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me bakllava zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë.Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, ka shkruar ai sipër fotografive të publikuara