Kolektivi në SH.F Prof Ibrahim Kelmendi me shumicë votash votojnë për drejtoresh Fitore Sahitin
Kolektivi në Shkollën Fillore Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë me shumicë votash kanë votuar zonjën Fitore Sahiti për postin e drejtoreshës. Ajo ka marrë besimin e 118 votave që ishin pro zonjës Sahiti, 20 vota kundër, 6 vota ishin të pavlefshme dhe 26 fletëvotime të papërdorura. Deri më tani aspekti procedural në marrjen e besimit nga këshilli I prindërve dhe kolektivi I shkollës ka qenë pro kandidates për drejtoresh, Fitore Sahiti duke siguruar shumicë absolute. Tani mbetet mbledhja e këshillit të shkollës dhe pëlqimi I ministrisë së arsimit për emërimin e zonjës Sahiti në postin udhëheqës. Fitore Sahiti në këtë periudhë kohore ushtron postin e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës në këtë shkollë.