Lajme

Kokainë nga Shqipëria në Francë, blinin dhe makina luksove në Zvicër

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia kufitare franceze me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Hetimet antidrogë zbardhën se në bordin e automjeteve luksoze transportonin kokainë e heroinë nga Shqipëria në Itali me destinacion Francën.

Dy shqiptarë 30 e 20 vjeç u ndaluan në flagarncë në hyrje të tunelit Monte Bianco ndësa po ktheheshin nga Franca në Itali me një automjet tip Mercedes, super luksoz në motorin e të cilit u gjetën fshehur 100 mijë euro.

Prej disa muajsh ata mbaheshin nën vëzhgim nga “Grupi i Narkotikëve” i Policisë Franceze të Annecy.

Cdo tre javë me një vizë turistike dy shqiptarët udhëtonin nga Shqipëria drejt Francës duke tranzituar në Itali. Në çdo udhëtim ata transportonin sasi kokainë e heroinë që u dorëzohej dy shqiptarëve të tjerë trafikantë në Francë.

Paratë e fituara nga trafiku i drogës i “pastronin” duke blerë makina luksoze në Zvicër.

Gjatë 18 muajve nga nisja e hetimeve, autoritetet franceze kanë vërtetuar mbi 30 transporte droge. Në dy banesë në zotërim të shqiptarëve në komunën Saint-Julien, pranë kufirit zviceran u gjetën dhe laboratorë për përgatitjen e dozave të drogës, ku u sekuestruan 1.6 kg kokainë e pastër, 1.5 kg heroinë pura, 1,7 kg lëndë përzierëse, 160 gramë heroinë në doza gati për shitje e 60 mijë euro cash.

Droga e sekuestruar kap vlerën 500 mijë euro.