FutbollLajmeSporti

Klubi i madh kroat ja dedikon fitoren Shqipërisë

Klubi kroat Lokomotiva Zagreb luajti kundër Goricës, ku edhe fituan me rezultat të thellë 4-0.

Në këtë skuadër shënoi edhe futbollisti shqiptar Lirim Kastrati i cili golin ja dedikoi Shqipërisë, mirëpo përveq tij edhe e gjithë skuadra e Lokomotivës ja dedikuan fitoren Shqipërisë, për shkak të tërmetit që e ka tronditur këtë vend.

Ata në twitter postuan fotografi me fanella në të cilat ishte flamuri i Shqipërisë, dhe ku shënuan ‘Fitore e madhe për miqtë tanë të dashur nga Shqipëria’.

Për këtë skuadër luajnë dy futbollistë shqiptar, Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni i cili po ashtu është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.