Të fundit

KKZ vendos që rivotimi në Caravajkë të mbahet të marten më 13 prill 2021

Në mbledhjen e sotme Komisioni Komunal Zgjedhorë ka vendosur që njësia 16 në vendbanimin Caravajkë të rivotohet të marten më datë 13 prill 2021.

Kjo njësi ka shkuar në rivotim pas ankesës së Lëvizjes për Reforma pasi që në këtë njësi janë gjetur më shumë vota në kutinë e votimit se sa votues.

APN ka bërë ankesë që kjo njësi mos të shkojë në rivotim por gjykata administrative ka vendosur njejtë siç ka vendosur KKZ në Preshevë, ku të marten do të bëhet rivotimi.