KryesoreLajme

KKSH: sot zhvilluan nje takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini

Sot, delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa, zv.kryetari Enver Mehmeti dhe sekretarja Remzije Rexheli, u mirëpritën nga Ministrja e Arsimit, znj. Besa Shahini.

Kryetari Ragmi Mustafa njoftoi Ministren Shahini për proceset e ngelura dhe për iniciativat e ndërmarra për të zgjidh çështje që me vite po rëndojnë mbi fëmijët dhe arsimin e Luginës së Preshevës.

Të inkurajuar nga gatishmëria e Ministres Shahini për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe për nxënësit shkollave të Luginës së Preshevë. Si dhe trajtimit të njohjes së Diplomave dhe ngritjeve profesionale të përfituara në Republikën e Shqipërisë.
KKSH falënderoi Ministren për përkushtimin dhe kujdesin e shtuar ndaj Luginës së Preshevës, përkatësisht mbështetjes përmes ndarjes së kuotave në programet akademike.

Gjithashtu, fokus i takimit ishte shqyrtimi mundësisë që përmes një Marrëveshje bilaterale të mundshme të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë t’i jepet epilogu i përmbylljes së disa temave jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

KKSH është duke bërë përpjekje të intensifikuara për të koordinuar dhe avokuar një Marrëveshje mes ministrive përkatëse. Paraprakisht kemi realizuar disa takime edhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe Ministrin e Arsimit të Serbisë .