KKSH sot realizoi takim me Ministrin e Arsimit Bytyqi
Këshilli Kombëtar Shipëtar me përfaqësuesit e sajë në krye me kryetarin Ragmi Mustafa, gjatë ditë së sotshme zhvilluan një takim me Ministrin e Arsimit të Republikës së Kosovës Shqyri Bytyqin.
Gjatë takimin KKSH diskutoi për problematikat që hasin cdo ditë intsitucionet e asrimit në Luginën e Preshevës.
Kyetari Mustafa njofotoi ministrin Bytyqi rreth mungesës së teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës.
Ky është postimi i plotë i Ministrit Bytyqi në lidhje me takim që zhvilluan me përfaqësuesit e KKSH-së:
Me kënaqësi sot prita në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa, me bashkëpunëtorë, me të cilët kam biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Biseduam rreth mungesës së teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në këtë trevë dhe iniciativave të vazhdueshme për të siguruar këto tekste. Shpreha gatishmërinë e MAShT që të ndihmojë jo vetëm në këtë proces, por edhe në bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
U zotova se do të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentët nga këto komuna dhe theksova se kjo kuotë edhe mund të rritet nëse ka interesim më të madh të të rinjve që të studiojnë në Kosovë. Biseduam edhe për mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Kosovë për mësimdhënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.