(KKSH) , për të dytën herë , ju ka drejtuar me kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion.
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) , për të dytën herë që nga konstituimi , ju ka drejtuar me kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion.
KKSH konsideron se hapja e zyrave edhe në Komunën e Preshevës ka për qëllim të jetë edhe fizikisht prezent e që asiston në operacionalizimin e veprimtarisë së tij në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, monitorimin e zbatimit e të drejtave të shqiptarëve nga fushat përkatëse.
Vlen të theksohet, KKSH nuk ka zyre as në Medvegjë e as në Preshevës. Deri më tash jemi në konsultime e sipër me komunën e Bujanocit për zgjerimin e selisë në Bujanoc si dhe me Komunën e Medvegjës për hapjen e një zyre në Medvegjë. Komuna e Preshevës ka injoruar dhe nuk ka hasur në mirëkuptim për kërkesat e KKSH deri më tani, për zyre dhe mbështetje institucionale si dhe përfshirje në përballjen me sfidat e vjetra dhe të reja që rëndojnë mbi shqiptarët e komunës së Preshevë. Besimplotë që kjo do të ndryshojë sa më shpejtë dhe së bashku të krijojmë ura lidhëse të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me datë: 11.03.2019
Shërbimi për informim i KKSH-së