KKSH në Medvegjë do të jetë afër shqiptarëve për të ngritur zërin e tyre në çdo instancë ku kërkohet
Zyra e KKSH në Medvegjë, afër medvegjasve shqiptar si institucion i vetëm i tyre, që do ngrit zërin e tyre në çdo instancë ku kërkohet.
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në këtë komunë është alarmant. Një problem të tillë kemi ngritur me të gjitha institucionet. Së bashku me të gjithë partitë politike dhe Ministritë e Punëve të Jashtme, asaj nga Kosova dhe Shqipëria jemi zotuar që këtë problematikë të ngrisim edhe në nivelet ndërkombëtare.
Zyra e KKSH në këtë Komunë do jetë afër të gjithë atyre,duke qenë në procesin faktmbledhës grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm të pasivizimit së adresave qytetarëve të Medvegjës.
Ftojmë të gjithë bashkëkombësit tanë nga Medvegja, ata që kanë probleme të ngjashme të lajmërohen pranë zyrës së KKSH në Medvegjë, që të njëjtat të i grumbullojmë, për të adresuar veç e veç në organet përkatëse.