Të fundit

KKSH e rtv-Bujanoci s’bashku me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore, fillojnë xhirimin e njësive mësimore në distancë

Pas mbylljes së institucioneve shkollore për shkak të parandalimit të virusit Covid-19, edhe në shkollat shqipe në Luginë të Preshevës, ka falluar aplikimi i mësimit në distancë, transmeton Ministria Lajmeve.

Mësimi online apo në distancë për shkollat shqipe, tani do të fillojë edhe në komunën e Bujanocit, kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa, përcjell Ministria Lajmeve.

Xhirimet po mbahen në shkollën e mesme Sezai Surroi në Bujanoc ndërsa këto po i relizon KKH në bashkëpunim me Radio Televizionin e Bujanocit si dhe me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.

Kronikë nga RTK