Kryesore

KKSh: 954 studentë kanë aplikuar për bursa nga donacioni i Kosovës

Dje, më 23 prill 2025, përfundoi afati i aplikimit për dy thirrjet e rëndësishme të shpallura nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, të financuara nga Fondi i Republikës së Kosovës:

• 𝐁𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟓
• 𝐍𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐩𝐚 𝐨𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝

Gjatë kësaj periudhe aplikuan gjithsej 954 aplikues, një tregues i qartë i nevojës për mbështetje dhe përkushtimit të KKSH-së për të qenë pranë të rinjve dhe familjeve shqiptare në Luginë.

„Nga java e ardhshme mblidhet komisioni i arsimit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, për të vlerësuar secilin aplikacion në mënyrë transparente dhe profesionale.
𝐒𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭!“ ka deklaruar kryetari Enkel Rexhepi