Shqipëri

“Kjo fundjavë si e shkuara”, Tirana izolohet për Bajram

Gjatë kësaj fundjave qarkullimi do të jetë si javën e shkuar ka njoftuar kryeministri Rama.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara ta kaloni sa më qetë”, shkruan Rama në Facebook.

Nesër dhe pasnesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Nesër do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 21:00. Të dielën të gjitha mbyllur.

Në zonat e gjelbra qarkullimi mbetet i hapur. Kujtojmë se këtë të dielë kremtohet festa e Fiter Bajramit. Kjo do të thotë që vetëm në këto rrethe qytetarët do të kenë mundësi të falen me rastin e festës së Bajramit. /opinion.al