Kitarovic e injoron Vucic, do të takohet me Thaçin
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, do të vizitoj SHBA’të prej 20 deri 26 shtator dhe nga shumë takime të caktuara njërin e refuzoi, atë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, por jo edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ajo do të udhëtoj për në SHBA për vizitë zyrtare si pjesëmarrëse e samitit të OKB’së rreth ndryshimeve klimatike nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres, së bashku me të gjithë kryeministrat dhe presidentët e vendeve tjera anëtare të OKB’së.
Në takimet e ndara bilaterale Presidentja kroate Kitarovic, ka të caktuar takime me presidentin e Turqisë, Gjeorgjisë, Kilit, Argjentinës, Kolumbisë, Letonisë dhe Mbretin e Jordanisë. Po ashtu e pret edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres.
Prej vizitës gjashtë ditore ajo do të vizitoj edhe të bijën e saj studente në Universitetin e Harward.
Përveç këtyre ajo do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas mediave serbe Presidentja Kitarovic nuk do të takoj përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë mësohet nga kabineti i Presidentes kroate Kitarovic.
Nga kabineti i saj njoftohej se duke pasur parasysh retorikën e kohëve të fundit “nuk është momenti oportun” të takohet me Presidentin Vucic, duke ju kujtuar kushtin e vendosur për bashkëpunim rreth gjetjes të të zhdukurve nga presidentja kroate.
Këtë muaj retorika mes dy shteteve fqinje është ashpërsuar pas ndalesës që kufitarët kroatë ju bënë një delegacioni kadetësh të akademisë serbe ushtarake për të vizituar memorialin e Jasenovac, kampin e përqendrimit të luftës së dytë botërore në Kroaci. Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën për shkelje dhe provuan të dorëzojnë nota proteste diplomatike pa i pranuar asnjëra.
Kishte edhe incident me tifozët famëkeq serbë të futbollit ‘Delije’ të cilët kishin vendosur një tank që ishte përdorë në luftën e shpërbërjes së ish Jugosllavisë para stadiumit, që u konsiderua si fyerje dhe provokim.
Kjo nxiti debate në të dy shoqëritë ballkanike me akuza nga të dyja palët.