KFOR: Aksioni kundër krimit, ne nuk ndërhyjmë
KFOR-i konfirmoi se gjatë Operacionit Policor të Kosovës, i cili kryhet me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën, operacioni është duke u kryer kundër krimit.
“Operacioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet me urdhër të Prokurorit në mbarë Kosovën, jo vetëm në veri dhe nuk është i drejtuar kundër serbëve, por kundër atyre që akuzohen për korrupsion dhe krime”, tha zëdhënësi i KFOR Vincenzo Graso për Tanjug .
“Tani po e ndjekim situatën, ne jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë, edhe komunikimet me Serbinë janë të hapura”, tha Graso.
Sipas tij, është një aksion policor që kan ndodhur edhe në të kaluarën, kështu që KFOR “po ndjek vetëm situatën”