Bota

Këtij vogëlushi babai i vdiq duke shuar zjarret në Australi, kështu u nderua ai

Djali i një zjarrfikësi vullnetar në Australi, është nderuar në emër të babait të tij i cili vdiq gjatë zjarreve të mëdha që kapluan Australinë.


Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, 1 vjeçari shihet me biberonin e tij në uniformën e zjarrfikësve, derisa merrte një medalje. Babai i tij, Geoffry Keaton, 32 vjeç vdiq më 19 dhjetor pasi një pemë goditi kamionin e tij, duke bërë që ai të vdiste. Me të ishte edhe kolegu i tij 35 vjeçar, i cili vdiq gjithashtu.

Një fotografi tjetër tregonte djaloshin duke vendosur një mbishkrim në arkivolin e babait të tij, në të cilin kishte shkruar: ”Babi të dua nga këtu e gjer në hënë, dhe mbrapa.” Edhe kryeministri australian ishte pjesë e funeralit, bashkë me dhjetëra zjarrfikës që i dhanë lamtumirën bashkëpuntorit të tyre.

Keaton ishte një nga 3 zjarrfikësit e vrarë gjatë javëve të fundit, derisa zjarret kanë shkatërruar brigjet lindore të Australisëjë. Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur, e mijëra shtëpi janë shkatërruar. Ndërsa kryeministri australian ka thënë se këto zjarre pritet të vazhdojnë edhe më tej.