Këta janë të dyshuarit për plagosjen e Luan Malokut
Si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën sonte në Prishtinë përkatësisht në lagjen e Veternikut, i plagosur mbeti këshilltari i liderit të Nismës, Fatmir Limaj, Luan Maloku.
Sipas burimeve të Indeksonline plagosja e Malokut ndodhi pikërisht para shtëpisë së tij.
Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga policia e Kosovës, ku u theksua se i njëjti gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por jashtë rrezikut për jetë.
Sipas burimeve të Indeksonline personat e dyshuar lidhur me plagosjen e Malokut janë: Orhan Agushi dhe Uran Agushi.
Të njëjtit dyshohen të jenë kryesit e kësaj vepre, teksa njësitet policore janë duke kryer hetimet intensive dhe janë në kërkim të të dyshuarve.
“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para nga tereni, viktima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve. Për informata shtesë ju informojmë me kohë”, tha Baki Kelani nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.