Lajme

Kështu do të falet Namazi i Fitër Bajramit në Luginë të Preshevës

Duke pasur parasysh situatën aktuale dhe ekzistimit të arsyeshëm të brengosjes për shëndetin dhe jetët e njerëzve, si dhe angazhimit të Bashkësisë islame që me as të vetmin veprim apo vendim të mos i rrezikojnë ato , duke shqyrtuar mënyrën e organizimit për faljen e namazit të bajramit që po afrohet, Meshihati i Bashkësisë islame në Serbi sjell këtë :

V E N D I M

1). Me synim të qëndrimit sa më të shkurtër të njerëzve në xhami, falja e namazit të sabahut me xhematë në ditën e Bajramit, të dielën më 24. maj 2020, duhet të bëhet menjëherë pas hyrjes së kohës së namazit (sabahu i hershëm),

2). Me qëllim të shmangies së qëndrimit të gjatë të njerëzve në xhami, në kohën në mes namazit të sabahut dhe namazit të bajramit të mos mbahen ligjërata e as programe festive,

3). Xhemati për faljen e namazit të bajramit duhet të vijë në xhami nja 10-15 minuta para hyrjes së kohës së faljes së namazit të bajramit.

Duke e lutur Allahun e Lartë madhërishëm që të gjithë myslimanëve të sinqertë t’i ua pranojë ibadetet gjatë Ramazanit dhe të na lehtësojë ditët bajramit që po afrohet, të gjithëve juve dhe familjeve tuaja JU QOFTË URIME FITËR BAJRAMI.

Kryetari i Meshihatit

Myftiu dr. Mevlud ef. Dudiq