Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës: Po kërkojmë të drejtat e pakicave në Serbi
Në dialogun e Brukselit, pala kosovare zyrtarisht ka ngritur çështjen e reciprocitetit të të drejtave për serbët e Kosovës dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi, tha Ardita Sinani, këshilltarja politike për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur për rëndësinë e zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit Kurti, Sinani vlerësoi se për 20 vjet me radhë, programi i Beogradit për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës nuk ka qenë efektiv, në krahasim me atë të serbëve që jetojnë në Kosovë, për të cilën, thotë ajo, Serbia ka investuar shumë,.