Këshilli Komunal në Preshevë mbanë mbledhjen e radhës
I udhëhequr nga kryetari i komunës z.Arifi është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal.
Pika të rëndësishme të këtij takimi ishin shqyrtimi dhe miratimi i raporteve të punës dhe planet financiare i të gjithë institucioneve publike ku është themelues kuvendi komunal. Drejtorët e këtyre institucioneve prezantuan para anëtarëve të Këshillit Komunal raportet e tyre të vitit 2019 dhe planet financiare të parashikuara për vitin 2020.
Gjithashtu në këtë takim u bë edhe formimi i komisioneve për ndërmarrësi (për këtë vit Komuna e Preshevës ka paraparë 13 mln din) dhe komisioni për subvencionimin e bujqëve (për këtë vit Komuna e Preshevës ka paraparë 10 mln din) si dhe pika tjetër shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të taksave lokale komunale për vitin 2020.
Në pikën e fundit (Të ndryshme) u shqyrtuan dhe u miratuan kërkesat e qytetarëve që ishin dërguar në Këshillin Komunal.