Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës miraton Aktvendimin për zgjatjen e orarit të punës në Administratën Komunale
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të qasshme, efikase dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve, Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës, në mbledhjen e mbajtur më 22 dhjetor 2025, ka miratuar Aktvendimin për zgjatjen e orarit të punës për shërbimet e Ofiqarisë dhe Drejtorinë për Urbanizëm (shërbimi pronësoro-juridik dhe mbrojtja e mjedisit), lidhur me evidentimin e objekteve.
Ky vendim do të zbatohet në periudhën 23 dhjetor 2025 – 15 janar 2026, duke u krijuar qytetarëve, e në veçanti bashkatdhetarëve tanë që qëndrojnë në vendlindje gjatë festave, mundësi reale për përfundimin e procedurave administrative pa vonesa.
Orari i ri i punës:
• Ditëve të punës: 07:00 – 18:00
• Të shtunave: 09:00 – 15:00
Administrata Komunale e Preshevës vazhdon të dëshmojë se është në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve, duke përshtatur orarin dhe organizimin e punës për të garantuar shërbime më fleksibile, më të shpejta dhe më cilësore, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme fundviti.
Presheva – administratë që punon për qytetarët.
