Bota

Këshilli Botëror i Kishave i kërkon Erdoganit të kthejë vendimin për “Shën Sofinë”

Këshilli Botëror i Kishave reagoi menjëherë pas vendimit të qeverisë turke për të kthyer në xhami muzeun e famshëm të “Shën Sofisë”.

Përmes një letre dërguar Presidentit, Rexhep Tajip Erdogan, Këshilli i Kishave kërkon prej tij të anulojë këtë vendim. Këshilli, i cili numëron 350 kisha anëtare në mbarë botën, shkruan në letër se një masë do të mbillte përçarje.

Mes nënshkruesve të kësaj letre kundër kthimit në xhami të Kishës së “Shën Sofisë” ishte dhe Kryepeshkopi i Tiranës dhe Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Nga ana e tij Anastasi deklaroi se “Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve”.

Shën Sofia është një monument i Trashëgimisë Botërore dhe prej vitit 1934 ajo ka qenë një muze. Ajo u ndërtua 1.500 vjet më parë si një katedrale e krishterë ortodokse, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman në 1453. U shndërrua në një muze me urdhër të Mustafa Kemal Ataturk, babai themelues i Turqisë moderne dhe laike