Kërkesat e Alternativa Demokratike Shqiptare drejtuar presidentit Vuçiq
Ja cilat ministri kërkojnë shqipëtarët për të hyrë në qeveri me Vuçiqin.
Koalicioni ADSH sot ka zhvilluar takim me Presidentin Aleksander Vuçiq në lidhje me krijimin e qeverisë së Serbisë.
Kërkesat e Alternativa Demokratike Shqiptare drejtuar presidentit Vuçiq janë si në vijim:
-Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore
-Zgjidhja e problemeve në arsim
-zhvillim ekonomik të regjionit
-çështja e institucioneve gjyqësore
-Integrim të plotë të shqiptarëve në Trupin Koordinues
Shqiptarët e bashkuar të Luginës në letrën drejtuar presidentit Vuçiq kanë shkruar se janë të interesuar gjithashtu për:
1. Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal
2. Ndihmës Ministrin e Ekonomise
3. Sekretarin shtetror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit Kordinues
Ndërsa i pari i listës së ADSH’së Shaip Kamberi në llogarin e tij në FB ka bërë të ditur në lidhje me këtë takim;
“Me Presidentin e R. Serbisë, A Vuçiq, në cilësinë e deputetëve të listës shqiptare biseduam për nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptarë, të cilat me dekada po injorohën.
Çfarëdo vendimi jonë rreth qëndrimit ndaj qeverisë së re do të varet nga qendrimi dhe programi që kjo qeveri do të ketë ndaj shqiptarëve dhe kërkesave tona legjitime.” njofton Ministria e Lajmeve.