Lajme

Kërcënimi online nga e djathta ekstreme

Aktiviteti i së djathtës ekstreme në internet rrezikon të shndërrohet në dhunë në botën reale, kanë bërë të ditur disa vrojtues. Por, a po i kundërvihen mjaftueshëm qeveritë dhe kompanitë teknologjike këtij rreziku?

Dy ditë para sulmit australiani Brenton Tarrant postoi fotografi të armëve që i kishte në përdorim. Vetëm gjysmë ore më parë kishte bërë të ditur në një forum online se çfarë në fakt synonte të bënte. Pak minuta më parë ai kishte shkruar një email “shpjegues” se çfarë dëshironte të bënte. Dhe derisa po e fillonte masakrën, u kyç drejtpërdrejt në Facebook që ndërmarrjen e tij ta shihte bota mbarë.

Sulmi në dy xhamitë e Christchurchit në Zelandë të Re, ku ua mori jetën më shumë se pesëdhjetë personave, ishte një akt i dhunës i emetuar në internet.

Tarrant, i cili doli në gjykatë në qershor duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat, tha se kishte vepruar si individ i vetmuar. Por ai ishte gjithashtu që kishte qarkulluar nëpër subkulturën ndërkombëtare të bazuar në internet. Ishte pjesë e një ideologjie të errët që prej internetit ka nisur të kalojë në spektrin qendror politik.

Frika është se shërbimet e sigurisë dhe kompanitë e teknologjisë kanë qenë të ngadalshme për t’u marrë me këtë kërcënim në ngritje.

Udhëtimet

Në fund të vitit 2018, Tarrant ishte larg prej shtëpisë së tij në Zelandën e Re, duke bërë xhiro me makinë nëpër Austri. Ai ka kaluar vitet e fundit duke udhëtuar nëpër botë, duke shkuar në vendet si Koreja Veriore dhe Pakistani.

Dhe krijimi i një harte të vendeve se kah ka shkuar tregon se ai ka kaluar nëpër Evropë, prej Spanjës deri në Ballkan, dhe pothuajse në çdo shtet ndërmjet këtyre dy hapësirave të mëdha evropiane. Aty shpesh do të vizitonte zona të ndryshme të lidhura me betejat e rëndësishme historike.