Kelmendi: “Mbeturinave” komuniste iu pengon Xherdan Shaqiri
Ish-deputeti i parlamentit të Kosovës dr.Gëzim Kelmendi, i del në mbrojtje Shaqirit pas ofendimit që i bëri Blerim Latifi futbollistit shqiptarë, në një postim në Facebook.Latifi e ofendoi rëndë, futbollistin shqiptarë Xherdan Shaqirin, i cili pas triumfit në Kampionatin Europian bëri një postim në profilin e tij, duke falënderuar Zotin, në shenjë rrespekti që Krijuesi ia bëri të mundur të jetë dëshmitar i triumfit së bashku me klubin e tij.
Ky është postimi i plotë i Kelmendit:
Një nga pak “mbeturinat” e mbetura komuniste në Kosovë, Blerim Latifi paska shkruar përsëri.
Kësaj rradhe kundër yllit të futbollit anglez dhe zvicëran, djalit shqiptar icili krenohet me besimin e vet Islam, Xherdan Shaqirit.
Arsyeja pse kjo “mbeturinë” komuniste ka atakuar Xherdan Shaqirin është se Xherdan Shaqiri pasi fitoj titullin ligës së kampionëve të Europës, ka shkruar fjalën ELHAMDULILAH në profilin e tij.
Kësaj “mbeturine” komuniste Blerim Latifit i pengon çdo gjë që ka të bëj me Islamin.
Blerim Latifi në vazhdimësi në parqitjet e tij publike ka ofenduar Islamin, KUR’ANIN dhe muslimanët.
Në vend që Blerim Latifi të ndëshkohet për nxitje dhe urrejtje ndërfetare konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ky shpërblehet nga pushteti.
Fillimisht është shpërblyer nga ish Kryeministri Thaçi si këshilltar i tij, tani është shpërblyer nga Kryeparlamentari Veseli si këshilltar i tij.
Kjo “mbeturinë” komuniste edhe pse ligjëron në Universitetin e Prishtinës, gabimet e tij drejtëshkrimore në shkrimet e tij dëshmojnë se a meriton ky që të jet ligjërues në UP.
Shkrimet e tij tregojnë se vërtetë Blerim Latifi është një analfabet i “kalibrit të lartë”.
Blerim Latifi, edhe mua edhe të tjerët në vazhdimësi na ka ofenduar, por me të ofendu dikush si soji i Blerimit, është vërtetë nderë i madh.
Kësaj rradhe paska zgjedhë njërin ndër djemtë më të mirë të kombit shqiptar Xherdan Shaqirin i cili krenohet me besimin e vet Islam.
Ky burrë Xherdan Shaqiri i ka sjellur vetëm të mira popullit shqiptar, shtetit zvicëran dhe tani atij anglez.
Ndërsa ti Blerim Latifi i ke sjellur vetëm dëm popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.
Për ty Blerim kanë shkruar në vazhdimësi mediat e Kosovës për keqpërdorimin e buxhetit të Kosovës që e ke bërë duke shfrytëzuar pozitën e këshilltarit.
Por dije se një ditë kur do të lulëzon drejtësia në vendin tonë, ti Blerim Latifi do të japësh llogari para institucioneve të drejtësisë.
Për fund po të them:
ELHAMDULILAH që populli shqiptar ka një Xherdan Shaqir.
Gëzim Kelmendi