Kelmendi ironizon me Kurtin: Pritëm që po bëhet kryeministër, ai u bë shkrimtar
Publicisti Adriatik Kelmendi, ka ironizuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit i dërgoi letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Me ironi, Kelmendi thotë se njerëzit kanë pritur nga Kurti që të bëhet kryeministër, por ai u bë shkrimtar, duke aluduar në letrat e këtij të fundit dërguar presidentit Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Ne duke pritë që Albini dëshiron të bëhet kryeministër, ky e paska pasur qëllimin të bëhet shkrimtar.