Kardiologu i njohur shqiptar në Zvicër tregon për sëmundjet e zemrës tek pacientët
Në një intervistë për mediat kosovare ka folur kardiologu i njohur shqiptar në Zvicër Dr. Florim Cuculi. Ai tregon për sëmundjet e zemrës, se pse vdesin shumë njerëz nga infarkti dhe shkaqet që e çojnë pacientin deri tek niveli i atakut, përcjell albinfo.ch, transmeton ministrialajmeve.com
Cuculi ka thënë se për sëmundjet e zemrës duhet të flitet më shumë sepse ka shumë persona të afektuar nga sëmundjet koronare dhe infarkti i zemrës në rajon. Ai thotë se për trajtimin e këtyre sëmundjeve duhet të evitohen pasojat sepse nëse ndodh infarkti atëherë vdekshmëria është e konsiderueshme edhe në vendet me kushtet më të mira.
“Zvicra është një vend i pasur dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës bëhet në kushte moderne. Në trajtimin e infarktit është shumë e rëndësishme koha dhe në Kosovë e Maqedoni, mund ta merrni me mend një person që pëson infarkt psh në Rugovë apo në Gjakovë, derisa të mbërrijë në Prishtinë, në sallë dhe t’i hapet arteria humbet shumë kohë dhe në trajtimin më optimal ata pacientë pësojnë dhe prandaj ka vdekshmëri të madhe. Kurse në Zvicër ka shumë qendra që janë të shpërndara në gjithë vendin dhe nuk humbet shumë kohë me pacientin”, ka treguar Cuculi, për rtk.
Për të parë videon kliko këtu : Video