Lajme

Kapja e kokainës në Kosovë, sekuestrohen mijëra euro, armë e municione

Dje në Lipjan është konfiskuar rreth 400 kg kokainë. Konfiskimi i saj erdhi pas një bashkëpunimi mes autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.

Kështu, janë arrestuar shtatë të dyshuar shtetas të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera të tjera në raportin 24 orësh.

Në raport thuhet se gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.

“Rr. Lidhje e Prizrenit, Lipjan (NN) 17.05.2021-11:10. Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotik në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 €  para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.  

Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale. Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.  

Indeksonline mbrëmë ka raportuar edhe për emrat e shtatë të arrestuarve.

Izet (Osman) Sheqiri – 23.12.1968

Kadri (Shaip) Sheqiri  – 12.09.1978

Faton (Nazmi) Vrajolli – 16.02.1976

Bajram (Lutfi) Maliqi – 05.09.1984

Kadri (Hakif) Brahimi – 06.11.1972

Enver (Ramiz) Belegu – 02.03.1956

Fehmi (Izet) Bytyqi – 16.07.1967

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftoi se personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore./Indeksonline