Kapen teste për Covid-19 duke u kontrabanduar te Dheu i Bardhë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e testeve ‘rapid’ për COVID-19, si dhe personi posedues i tyre është dënuar për kundërvajtje.
Tutje në njoftimin e tyre thuhet se në pikë-kalimin kufitar të Dheu të Bardh oficerët doganor kanë arritur të parandalojnë futjen e mallrave të kontrabanduara, përcjell Klankosova.tv.
“Vetura është selektuar për kontroll detal ku dogana është asistuar edhe nga policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19.
Sasia e testeve te shpejta është si më poshtë:
1.Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest-gjithsej 446 copë
2.Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method)- gjithsej 39 copë
3.LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid test- gjithsej 16 KompleteX5 80 copë
4.Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce Gjithsej ne copë janë 585 copë.
Mallrat janë konfiskuara si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Dogana i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që t’i pamundësohet kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e tyre.
“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”.