Kapen 9 shqiptarë në Gjermani: Ishin duke punuar në të zezë



Gjatë inspektimit të një kantieri të madh ndërtimi në Heiligenhafen, doganierët e qendrës së kontrollit financiar për punë ilegale (FKS) të zyrës kryesore doganore në Kiel kanë gjetur gjithsej nëntë persona të punësuar ilegalisht.
Kur shërbimet e urgjencës hynë në kantier, të gjithë punëtorët u përpoqën më kot të fshiheshin në pallat për t`i ikur kontrollimit nga doganierët.
“Vetëm njëri nga gjithsej dhjetë punonjësit e kontrolluar kishte një leje qëndrimi të vlefshme që u jep të huajve të drejtën për të punuar në Republikën Federale të Gjermanisë” ka thënë zëdhënësja.
Ndaj nëntë shtetasve shqiptarë ka nisur procedimi penal. Atyre u janë konfiskuas pasaportat dhe u është kërkuar të regjistroheshin pranë autoriteteve të emigracionit”, përfundon njoftimi për shtyp nga zyra kryesore doganore në Kiel.