Lajme

Kapen 382 shtekë me cigare në Aeroportin e Prishtinës, pasagjeri do t’i dërgonte në Londër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se ditëve të fundit, në tri raste të ndara është parandaluar kontrabanda me mallra, konkretisht duhan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në njoftimin e policisë thuhet se është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur 8 boksa cigare Malboro e kuqe, 116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhë, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.