Kaos në një shkollë tjetër në Serbi, arrestohet nxënësi pasi kërcënoi shokët dhe një mësuese
Në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident, pasi një nxënës kishte kërcënuar se do të vriste shokët e klasës dhe mësuesen.
Siç raporton “B92”, nxënësi 15 vjeçar gjatë të mërkurës ishte përleshur me shokët e tij dhe më pas kishte kërcënuar se do të vriste duke iu drejtuar shokëve të klasës.
Pas kësaj ngjarje, ai është larguar nga shkolla dhe kanë ndërhyrë policia por edhe ndihma e shpejt të cilët e kanë dërguar 15 vjeçarin në spital.
Pas ekzaminimit, ai është dërguar në policinë e Surcinit, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike për të Mitur, ndaj tij është ngritur akuza e rrezikimit të sigurisë.Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.