Bota

Kaos në Hong Kong, raportohet se ushtria kineze ka lëvizur drejt qytetit

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut janë anuluar sërish, për të dytën ditë radhazi, për shkak të protestave antiqeveritare, protesta eskaloi dhe kishte përleshje me protestues deri sa policia u tërhoq, transmeton Ministria Lajmeve


Protestuesit nuk e respektuan paralajmërimet e shefes së qeverisë së Hong Kong, Carrie Lam, e zgjedhur nga komitete pro regjimit komunist kinez, se po shkojnë ’drejt humnerës’ .Raportohet se një gazetar vendas është rrahur nga policia e Hong Kong.

Aeroporti, i cili është një nga më të ngarkuarit në botë, ka qenë vendi i protestave për pesë ditë rresht. Incizimet tregojnë se pasagjerët po përpiqen të kalojnë përmes demonstruesve, të cilët janë të ulur brenda duke bllokuar nisjet.

Presidenti Amerikan, Donald Trump, bëri thirrje për qetësi deri sa po tregoi se shërbimet e inteligjencës amerikan raportuan se ushtria kineze ka zhvendosur trupa afër ishullit të trazuar.

Ndërkohë, Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, shprehu shqetësimin për forcën e përdorur kundër protestuesve gjatë demonstratave masive në Hong Kong, dhe bëri thirrje për një hetim të paanshëm.

Dhjetë javët e trazirave, janë bërë sfida më e madhe për sundimin kinez të qytetit gjysmë-autonom, që nga dorëzimi i tij nga Britania më 1997. Hong Kong’ut i ishte garantuar autonomia me marrëveshje dhe pavarësia e gjyqësorit dhe liria e fjalës, jo se nuk ka provuar të shpesh të i heq këto të drejta sa herë ka mundur.

Protestat filluan për të kundërshtuar një projekt-ligj, që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, por shpejt përparuan në një përpjekje më të gjerë për të rritur nivelin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ku po kërkojnë edhe dorëheqjen e Carrie Lam dhe gjithë udhëheqësisë.