Kanë filluar punët në eliminimin e deponisë ilegale në fshatin Shoshajë
Bashkësia Lokale e Shoshajës së Poshtme ka mbështetur menaxhimin e mbeturinave nga NP Moravica dhe për rrjedhojë do të eliminohet edhe deponia ilegale.
Me eliminimin e deponisë ilegale banorëve të fshtatrave Shoshajë e Poshtme dhe të Epërme do t’i sigurohet një ambient më i pastër dhe jetë më të shëndetshme.
Lusim banorët BL Shoshajë, por edhe banorët e fshatrave përreth që të mos hudhin më mbeturina, sikurse në të kaluarën, pasi nga sot e tutje kjo deponi ilegale konsiderohet e mbyllur, në të kundërtën do të përdoren masa ndëshkuese nga organet gjegjëse.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.