Lajme

Kancelarja Merkel sot në Beograd, Vuçiq: Nder i madh për Serbinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë sot Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç rreth bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Nesër, më 14 shtator, Merkel do të jetë në Shqipërë, kur do të realizojë një takim me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të BE-së, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sakaq, një takimi me Vuçiçin javën e kluar, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se vizita e Merkelit në Ballkan dërgon sinjal të qartë se Serbia dhe rajoni mbeten lart në agjendën e Berlinit.

Vuçiç e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.

Presidenti serb ka thënë mes tjerash se krijimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit nga vetë kancelarja më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil”.

The post Merkel sot në Beograd, Vuçiç: Nder i madh për Serbinë appeared first on Abc News.