Të fundit

Kronikë zgjedhore/ PD e nis fushatën në Medvegjë

Partia Demokratike ka nisur fushtë parazgjedhore në komunën e Medvegjës dhe ka promovuar listën me numër 6 “Partia Demokratike – Për Medvegjën” për zgjedhjet lokale si dhe kadidatin për deputet në zgjedhjet parlamentare Sali Salihin dhe listën me numër 16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, përcjellë Titulli.com.

Kryetari i PD-së Nagip Arifi është shprehur se kanë qëndruar në Medvegjë për të shënuar fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale në Medvegjë dhe ato parlamentare që do të mbahen më 3 Prill 2022.

Kandidati për deputet nga lista me numër 16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, sali Salihi është shprehur se Medvegja është pasqyra reale e diskriminimit shtetëror ndaj shqiptarëve. Numër i madh i të pasivizuarëve shqiptarë të Medvegjës ka rënduar edhe më shumë gjendjen në këtë komunë.”Për Medvegjën është folur shumë. Është koha për të vepruar. Mundësia më e afërt është sot dy javë, më 3 Prill 2022. Dalja sa më e madhe në këto zgjedhje do të fuqizonte pozicionin shqiptar në Medvegjë”, ka shkruar Salihi në Facebook.