Kamberi pas takimit me Vuçiqin: Nuk është prioritet i shqiptarëve pjesëmarrja në qeveri, por integrimi në institucione republikane
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, në Beograd, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është as interes dhe as prioritet që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës të jetë pjesë e Qeveria e Serbisë.
Kamberi u tha gazetarëve se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ende nuk janë integruar as në nivel lokal të institucioneve shtetërore e as në rajon.
Kërkesa jonë është që integrimet të nisin nga poshtë dhe jo nga maja e qeverisë”, tha Kamberi.
Ai po ashtu ka thënë se përfaqësuesit e asaj liste i kanë dorëzuar Vuçiqit kërkesën për përmbushjen e “planit shtatëpikësh” që, siç ka kujtuar ai, është miratuar nga Qeveria e Serbisë disa vite më parë.
Sipas tij, ai plan përmban çështje kyçe, si integrimi ekonomik i shqiptarëve, njohja e diplomave, të mos përdoren terma fyes ndaj tyre.
Ai tha se këto janë çështje jetike dhe se pret përfshirjen personale të Vuçiqit në përmbushjen e tyre.
“Me ardhjen në konsultim kemi dashur të tregojmë konstruktivitet dhe dëshirë për të qenë partnerë në zgjidhjen e këtyre problemeve”, tha Kamberi.
Koalicioni i shqiptarëve të luginës përbëhet nga PDD-ja, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik dhe i mbledh shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Në vitin 2013, Qeveria e Serbisë miratoi një plan lidhur me integrimin e shqiptarëve në institucionet e sistemit, zhvillimin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe një sërë çështjesh në fushën e drejtësisë, arsimit, kulturës dhe shëndetin.
Koalicioni i shqiptarëve të luginës do të ketë një deputet dhe siç ishte paralajmëruar më parë ai do të jetë Kamberi.
Vuçiq, përmes bisedimeve me Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, ka nisur konsultimet me partitë parlamentare për mandatin e ri të Qeverisë së Serbisë.