Kamberi në parlament: Ju kriminelët e luftës i presni në Serbi sikur heronjë
I nderuari kryetar,
Zonja dhe zotërinjë deputet,
Nuk ka dilemë se viti 2020 nënkupton stagnim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimeve europiane të Republikës së Sërbisë.
Raporti i Komisionit evropian për këtë vit paraqet një dokument i cili në mënyrë të përmbledhur tregon se në cfarë faze ndodhet procesi i euro-integrimeve, cilat janë lëshimet që janë bërë dhe cfarë është dashur të ndërmirret në mënyrë që ky proces të jetë i sukësesëshëm.
Rekomandimet e propozuara nënkuptojnë dhe paraqesin fotografinë e vërtetë të gjendjes që raporti i jep.
Kur dikush që, nuk ka pasur qasje në këtë Raport lexon rekomandimet, arrin bindjen që ky vit ka qenë jo vetëm solid, por shumë i suksesshëm në këtë proces.
Kush e ka lexuar këtë raport të Komisionit evropian krijon përshtypje të qart që situata nuk është edhe aq e mirë dhe që Republikës së Sërbisë iu është dhënë një numër i madh i rekomandimeve, respektivisht vërejtjeve për të ndërmarë masat e caktuara në mënyrë që ky proces të konsiderohet i suksessshëm.
Me këtë rast unë do të përqëndrohem vetëm në disa prej rekomandimeve, respektivisht vërejtjeve të dhëna:
“Situata mediale në Sërbi është ulur edhe për një shkallë më poshtë në krahasim me vitet e mëparshme në të cilat poashtu ka qenë në pozitë shumë të keqe.
Presioni politik e ekonomik, cenzura, e edhe më e theksuar autocenzura, kanë prodhuar pothuajse deprofesionalizimin e plotë te medias.
Kampanja kundër asaj pjese të shoqërisë civile te cilat përfaqësojnë vlerat evropiane (sundimin e ligjit, tregun, të drejtat e pakicave, mosndëshkimin) vazhdon në kontinuitet.
Kur është fjala për gjykatën nacionale për krime të luftës, puna e këtij organi gjyqësor është jashtëzakonisht e ngadalshme dhe joefikase, sepse të gjitha rastet të cilat ka prova të mjaftueshme për të bartur përgjegjësi shtetërore janë ballafaquar me opstruksione, ndërsa të akuzuarit e tribunalit të Hagës janë mirëpritur si heronjë.
Kundërshtimi dhe mohimi i krimeve të luftës vazhdon të jetë i fuqishëm.
Korniza ligjore i cili inkuadron dhe në vetë përfshin standarde dhe norma evropiane për pakicat janë më të mira në raport me pozitën reale të pakicave prandaj edhe Komiteti Këshilldhënës i Këshillit të Evropës konstaton që ekziston “devijim i theksuar në mbrojtjen e të drejtave të pakica në Vojvodinë dhe regjioneve tjera të Sërbisë”, duke rekomanduar që të “përmirësohet pozita e mbrojtjes së të drejtave të pakicave nacionale jashtë Vojvodinës”.
Qeveria e Republikës së Sërbisë ka vazhduar të deklarojë që integrimet evropiane paraqesin qëllimet e saja strategjike.
Megjithatë, sic thuhet brenda Raportit “ disa deklarata të funksionarëve të lartë nuk kanë qenë në përputhje me orientimin strategjik”.
Prandaj edhe në Raport kërkohet që “Qeveria në Serbi të vendosë theks më të vecantë sqarimeve pa mëdyshje dhe pozitive rreth BE-së, e cila është partneri kryesor politik e ekonomik i Sërbisë. Trendi negativ mbi BE-në në publik është pasojë edhe i mungesës së informimit të qytetarëve mbi BE-ne, e të cilët nuk janë të informuar që mbi 70% e investimeve në Sërbi vijnë nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa vet Bashkimi evropian ka investuar deri në 300 million euro në Sërbi, siç na njoftoi ambasadori Sam Fabrici.
Në të ardhmen, sic edhe është theksuar, BE do të ndajë 9 miliardë euro për shtetet e Ballkanit perëndimor, prandaj edhe floskula që “solidariteti evropian është vetëm një përrallë ” nuk qëndron.
Raporti poashtu thekson që Serbia është sipërfaqësisht e përgatitur në sferën e reformimit të administratës publike. Shikuar në përgjithësi në këtë sferë nuk është arritur asnjë përparim.
Sa i përket sistemit gjyqësor të Serbisë, thuhet që ” është shenuar nivel i theksuar i përgatitjeve por nuk është arritur përparim në kohën e përpilimit të raportit “.
Raporti poashtu nënvizon që përgjatë debateve parlamentare përdoren “fjalime të zjarrta kundrejt oponentëve politik dhe përfaqësuesve të institucioneve tjera të cilët shprehin pikëpamje të ndryshme politike”.
Sa i përket normalizimit të mardhënieve me Kosovën, pa marr parasysh që këtu gjatë tërë kohës dëgjojmë se dijalogu ka hyrë në një rrugë qorre sepse “qeveria në Kosovë nuk ka disponim politik” Raporti na përkujton edhe obligimet e parealizuara nga ana e Sërbisë, obligime që kan burim marrëveshjet e mëhershme.
Në këtë kontekst nga Serbia kërkohet që të bëjë përpjekje të mëtutjeshme dhe t’i kontribuoj arritjes së marrëveshjes së përgjithshme, ligjërisht të obligueshme me Kosovën.
KE konsideron që një marrëveshje e tillë është e “domosdoshme dhe duhet të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që Kosova e Serbia të munden të përparojnë në rrugën e tyre evropiane”. Shtrohet pyetja a është një gjë e tillë e mundshme ?
Këto ditë kemi ndëgjuar deklaratën e presidentit të shtetit dhe qëndrimin e tij ndaj Kosovës, qëndrim ky i cili do të mbetet i pandryshuar deri në prillin e vitit 2022, dhe kjo sigurisht nënkupton që deri atëherë nuk do te ketë avancim e përparim të theksuar në procesin e evrointegrimeve.
Deklarata e tillë e presidentit lidhet me zgjedhjet.
Sipas meje kjo është deklaratë e një “politikani i cili mendon për zgjedhjet e ardhshme dhe jo e një burrështetasi i cili mendon për gjeneratat e ardhshme “.
Siç e thot edhe vet Ministria për integrime evropiane ” kapitulli i 35 është po aq i rëndësishëm sa edhe kapitulli 23 dhe 24 sepse pikërisht nëpërjet këtij kapitulli përcillet realizimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Kur jemi te dialogu me Kosovën, Republikës së Sërbisë i fakturohet mosrealizimi i obligimeve të caktuara nga marrëveshjet e nënshkruara, sic janë :
– Mospranimi i diplomave universitare
– Mosrealizimi i marrëveshejes mbi kadastrin
– Mungesa e zgjidhjes së “elemenateve në lidhje me tabeltat e regjistrimit”,
– E kur është fjala rreth IBM nga Serbia kërkohet që në mënyrë konstruktive të angazhohet në:
– Zgjidhjen e çështjes së strukturave të zhvendosura të doganës me denominimin e Kosovës e që administrohen nga Serbia” edhe
– të “ ndërprejë pajisjen me dokumente ose vendosjen e pullave që janë në kundërshtim me marrëveshjen e mëhershme”.
– Republika e Sërbisë nuk është « në mënyrë konstruktive e angazhuar në nxitjen e vendosjes së IBM kufinjëve në Jarinjë, Muçibabë dhe Konçul, që ka sjellur deri tek suspendimi i fondeve të BE-së.
– Nga të dy palet kërkohet që të mbesin “ të përkushtuara në vazhdimin e realizimit të marrëveshjes së përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale”.
Nga Serbia, kërkohet në Raport, që duhet “në mënyrë teë plotë të bashkëpunoj me mekanizmat ndërkombëtarë për krime dhe plotësisht të pranojë dhe realizoj vendimet e marra gjyqësorë”.
Serbia kritikohet edhe më tëj që ofron hapsirë për të dënuarit e Hagës për krime të luftës dhe lejon gjuhën e urrejtjes.
Raporti kërkon nga Serbia që në mënyrë efektive të “përballet me trashëgimin nga e kaluara” dhe mënyrë e sinqertë e “angazhimit në ndjekjen dhe denimin e të gjithë lëndëve të hapura e që kanë të bëjnë me krimet e luftës”.
Të nderuar qytetarë,
Procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet me menduar përtej një procesi harmonizimi kriteresh.
Çështja është se si e mendojmë Evropën dhe çfarë Evrope duam, për ta kuptuar se si e mendojmë Ballkanin dhe Serbinë dhe çfarë Ballkani dhe Serbie duam?
Sot jemi dëshmitarë se ka të atillë në Bashkimin Evropian që angazhohen për integrimin e Serbisë të cilët janë në fakt më anti-evropianët për nga vlerat që përfaqëson ideja e Evropës.
Jo pak prej tyre janë ata që angazhohen për një Evropë sa më pak demokratike.
Sa më pak sociale. Sa më pak multietnike. Sa më pak multikulturore. Sa më pak multiracore.
Angazhohen për një Evropë sa më shumë ksenofobe.
Sa më shumë autoritare. Sa më shumë identitare.
E nëse e shihni, këta janë miqtë kryesorë të Aleksandër Vuçiqit brenda Bashkimit Evropian.
“Autoritarë të të gjitha vendeve, bashkohuni ! ” edhe brenda Bashkimit Evropian, e sidomos brenda Bashkimit Evropian. Kjo është parrulla e klubit të tyre.
Pra, gjendja aktuale në Serbi është edhe reflektim i gjendjes aktuale në Bashkimin Evropian. Në variantin edhe më të keq.
Por, përderisa brenda Bashkimit Evropian po ngriten çdo ditë e më shumë zëra që kërkojnë rimendimin e demokracisë dhe riorganizimin kushtetues të Bashkimit Evropian, Serbia sërish vonohet, sa për ta përsëritur historinë e saj.
Kësaj herë si farsë.
Së fundi, pushteti tha se duhet ndryshuar Kushtetutën e Serbisë për ta harmonizuar gjyqësorin me disa kritere të Bashkimit Evropian.
Kaq.
Vetëm kaq.
Kaq, sepse si miqtë e tij brenda Bashkimit Evropian, Aleksandër Vuçiqi angazhohet për një Serbi sa më pak demokratike. Sa më pak sociale. Sa më pak multietnike. Sa më pak multikulturore. Sa më pak multiracore.
Sepse si miqtë e tij brenda Bashkimit Evropian, Aleksandër Vuçiqi angazhohet për një Serbi sa më shumë ksenofobe. Sa më shumë autoritare. Sa më shumë identitare.
Prandaj, sot debati parlamentar mbi plotësimin e kritereve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është ndonjë shprehje vullneti evropianizimi të këtij pushteti.
I tillë do të jetë kur në Serbi do të filloi debati i sotëm evropian mbi pikëpyetjet se për çfarë kushtetute dhe demokracie kemi nevojë, si vend dhe si rajon.
Faleminderit!