Lajme

Kamberi: Ndihma e Kosovës, rrjedhojë e bisedave më Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka përshëndetur vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën e Preshevës.

“Në emër të qytetarëve të Luginës së Preshevës shprehi faleminderime për këtë përkrahje konkrete në këtë situatë të vëshitirë. Urojë që përkujdesja nga Republika e Kosovës për Luginën të vazhdojë edhe në të ardhmen”, u shpreh Kamberi.

Sipas Kamberi kjo ndihmë është rjedhojë e bisedave telefonike të zhvilluara ditë më parë me kryeministrin Kurti të cilët u kurorëzuan me vendim të Qeverisë.

Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e 26-të online ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.