Kamberi: Lufta me virusin nuk ka përfunduar – lufta do të vazjdojë, por në rrethana tjera
Sot është zhvilluar mbledhja e nëntë e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, në të cilën u aprovuan disa konkluzione pas vendimit të Parlamentit republikan mbi largimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, theksoi se: “Komuna e Bujanocit ka aprovuar disa konkluzione dhe se lufta me koronavirusin nuk ka përfunduar”.
“Aprovuam konkluzione në bazë të vendimit të Parlamentit republikan për heqejn e gjendjes së jashtëazkoshme dhe orës policore, që nënkupton edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve edhe gjatë orëve të mbrëmjes” – deklaroi Kamberi.
Ai më tej theksoi se do të duhet një vendim i Ministrisë së Administrimit shtetëror dhe vetëqeverisjes lokale, mbi orarin e ri të punës në administatë dhe drejtoritë komunale.
“Presim një vendim të ri të orarit të punës, nga Ministria e Pushtetit Lokal, dhese cilat masa konkrete do të duhej të ndërmerren. Nuk do të ketë më urdhëresa qeveritare, por vetëm rekomandime” – tha Kamberi.
“Lufta me virusin nuk ka përfunduar, lufta me virusin duhet të vazhdojë, por në rrethana tjera” – shtoi kryetari Kamberi.
Kamberi theksoi se tashmë komuna ka kryer dizefektimin e shkollave, por ende nuk dihet se si nxënësit do të mund t’i nënshtrohen provimeve nëpër shkolla.