Kamberi i reagon ministrit serb Vulin: “Nuk ndjehem i ofenduar se jam shqiptar, dhe nuk mundë të më ofendojë dikush që nuk ka dinjitet
Deputeti popullor, njëherit, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj Ministrit të Policisë serbe, Aleksandar Vulin, pas emërtimit të shqiptarëve me termin pezhorativ “šiptari”.
Kamberi ketë reagim e ka bërë përmes një shkrimi në facebook, ku ka vlerësuar se “Aleksandër Vulin po vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ “šiptari” për shqiptarët”.
“Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet” – ka shkruar ndër të tjera deputeti Kamberi.
Kryetari i PVD-së, Shaip KAmberi, i ka rikuajtuar ministrit Vulin, se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë, shqiptarët i emërtojnë si “Albanci”, ndërsa vet ai si ministër, nuk I përfill ligjet e shtetit që po qeveris.
“Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.
Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme” – ka reaguar Kamberi.
Më poshtë, mundë të lëxoni të plotë reagimin e deputetit Kamberi, ndaj dekleratave fyese të Ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin:
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ “šiptari” për shqiptarët.
Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet.
Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët.
Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët. Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit.