Kamberi: Fillimi i vitit shkollorë, avancim i dijës
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka uruar fillimin e vitit të ri shkollorë të gjithë fëmijëve të Luginës së Preshevës. Kamberi përmes një statusi në Facebook, i ka shprehur dashuri dhe suksese në avancimin e dijës .
Postimi i plotë i Shaip Kamberit:
Të dashur nxënës,
Fillimi i vitit të ri shkollor le të jetë për secilin prej juve fillim i suksesit, avancimit dhe nxënies së dijës.
Libri le të jetë miku juaj më i mirë ndërsa mësuesi dhe mësuesja le të shihen si udhërrëfyes tuaj.
Sot, ju që për herë të parë po uleni në bankat shkollore, po nisni rrugëtimin tuaj të jetës. E nga rrugëtimi juaj i sotshëm do të varet drejtimi i jonë si shoqëri nesër.
Prandaj, duke ju uruar fillim të mbarë, uroj që rruga e juaj e drejtë të bëhet motivim për të gjithë ne.
Urime fillimi i vitit të ri shkollor.