Kamberi: Deri ora 12 në komunën e Preshevës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 5210 qytetarë
Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhorë Kenan Kamberit në komunën e Prshevës deri orët e mesditës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 5210 qytetarë nga 41950 me të drejt vote ose rreth 13% të votuesve.
Deri në momentet e raportimit në adres të KKZ-së nuk është paraqitur ndonjë parregullsi nga vendovotimet, ndërsa masat antikovid janë duke u repsktuar sipas rregullave të parapara.
Sipas Kamberit në orët e pasditës pritet rritje e numrit të votuesve.
Ndërsa sa i përket rasteve të cilat nuk janë në listat e votimit, kryetarit I KKZ-së potencoi qytetarët mund të paraqiten në numrin I cili ëhstë vendosur në secilin vendvotim, ndësa gjithashtu theksoi se ka edhe disa ndryshimeve në lsitat zgjehdore dhe qytetarët mund të gjenden në vendvotimet tjera.
Vlenë të theksohet se sot në komunën e Preshevës janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për qeversijen e re lokale.