LajmeTë fundit

Ushtroi dhunë fizike ndaj ish-gruas, imami kosovar dëbohet nga Zvicra

Fehim Dragusha do të dëbohet nga Zvicra, në të cilin shtet ka 10 vite si imam. 37 vjeçarit, i cili shkoi me leje në Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, nuk iu vazhdua leja e qëndrimit, me dyshimin se i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-gruas që është nga Singapori.

Imami ka njoftuar se e diela do të jetë dita e fundit si ligjërues në xhaminë “Xheneti” në St. Gallen, në të njëjtën kohë edhe dita e tij e fundit në Zvicër.

“Pas vendimit te Gjykatës Federale, unë duhet ta lëshoj Zvicren derisa kjo çështje të përfundoj në Gjykatën e Strasburgut, për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicres, duke mos pasur asnjë padi në Polizi dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”, ka njoftuar Dragusha, përcjell Indeksonline.