Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, arrestohet
Është arrestuar në Novosellë një i dyshuar për kalim ilegal nga Serbia në Kosovë. Ai, madje ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me veturë të tij ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga Serbia për në R. Kosovës. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarët policore”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në procedurë të përshpejtuar të Gjykatës.