Maqedoni

Kalaja e Shkupit ndriçohet me fushatën PSE JO? kryeministër shqiptar i Maqedonisë

Kalaja Dardane e Shkupit sonte ka marrë një pamje të re, derisa ka shëndrritë e gjitha me moton “PSE JO” për kryeministër shqiptar.

Vlen të përmendin faktin se ditë më parë të njejtës moto i janë bashkuar Çairi, Kumanova, Tetova, Zajazi , Sllupçani Dibrës,Saraj dhe Struga.

Me moton “PSE JO” i japin mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit.

Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thoshte:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.

Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Mqedoninë e Veriut.