Lajme

Kafet e restorantet mund të hapen më 1 qershor, klubet e natës dhe sallat e dasmave vetëm pas verës

Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar lidhur me zvogëlimin e masave dhe hapjen e ngadaltë të bizneseve.

Reporteri mëson se në takim është propozuar që kafet e restorantet të mund të hapën më 1 qershor, kurse klubet e natës dhe sallat e dasmave vetëm pas verës.

Reporteri.net mëson se edhe kur të hapen kafet dhe restorantet më 1 qershor ato do të punojnë me gjysmë kapaciteti, me gjysmën e tavolianve, të mbahet distanca, të vendosen maskat, të ketë dezinfektues.

Ndërkohë, në takim është diskutuar që kafet dhe restorantet të fillojnë të shërbejnë kafe take away që nga mesi i majit.

Kujtojmë se masat kufizuese aktuale ku qytetarët kanë drejtë të dalin vetëm 1 orë e gjysmë janë deri më 4 maj. Ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se Prishtina do të largohet nga karantina, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. /