Lajme

Kadri Veseli thotë se Albin Kurti është gënjeshtar, Richard Grenell ia pëlqen postimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Kadri Veseli, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti pas denoncimit që Ambasadori Richard Grenell i bëri atij në lidhje me përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë, reagim ky që u pëlqye edhe nga Grenell, shkruan Gazeta Metro.


Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet i tronditur që kryeministri Kurti, po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA’së.

“Jam i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së. PDK vlerëson punën e Ambasadorit Grennell për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe është e përkushtuar në përpjekjet e SHBA-së për paqen në Ballkan”, ka shkruar Veseli.


Reagimin e Veselit në Twitter e ka pëlqyer edhe Ambasadori Richard Grenell.